Please enter at least 3 characters.

Rreth 150,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani

2022/03/60909289_303-e1647256211927.jpg

Gati 147,000 njerëz që po largohen nga lufta në Ukrainë janë regjistruar në Gjermani deri më tani, tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Zëdhënësi tha në një konferencë të rregullt për shtyp se 146,998 njerëz ishin regjistruar deri më tani dhe shtoi se numri aktual i refugjatëve aktualisht në Gjermani mund të jetë shumë më i lartë, përcjell Telegrafi.

Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha më herët se gjithsej 4,000 viza britanike deri më tani janë lëshuar sipas “skemës së familjes” së Ukrainës.

Skema u lejon atyre që ikin nga lufta në Ukrainë të bashkohen me anëtarët e familjes në MB.

Deri më tani janë hapur gjithsej 32.200 aplikime, ndërsa 10.600 refugjatë ukrainas kanë lënë takime në vendet e aplikimit për viza. /Telegrafi/