Please enter at least 3 characters.

Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë

2024/09/Foto-nga-Abcnews.al_.png

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së shtunës kanë shkaktuar problematika në disa akse në veri të vendit.

Shiu i shoqëruar me rrebeshe ka sjellë rënie gurësh e inertesh në segmentet, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukë-Kalimash.

Autoriteti rrugor shqiptar njofton se akset janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht, ndërsa në terren vijojnë të qëndrojnë punëtorët me mjete, duke marra masa për lehtësimin e qarkullimit rrugor./abcnews.al/