Rreshjet e shiut rritin prurjet e ujit në hidrocentrale
14/05/2016
Rreshjet e ditëve të fundit të shiut kanë rritur prurjet me ujë në akumulacionet e hidrocentraleve ''Shpile'' dhe ''Glloboçica'', që kanë ndikuar në punën e tyre me kapacitet të plotë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto hidrocentrale janë të ndërtuara në shtratin e lumit Drini i zi, të cilat deri më 10 maj kanë prodhuar mbi 221 milion kilovat orë energji elektrike.
Për shkak të hidrologjisë së volitshme dhe përgatitja e pajisjeve elektromaqinerike për ta përunuar të gjithë kapacitetin e prurjeve të ujit, pritet që ky vit të jetë vit i rekordeve në prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/


