Please enter at least 3 characters.

Rrahu babanë dhe disa persona të tjerë – arratiset i dyshuari nga Suhareka

2021/12/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Suharekë.

Policia njofton se të martën një person ka raportuar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë.

“Suharekë 14.03.2023 – 11:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/