Please enter at least 3 characters.

Rrahje në Podujevë, arrestohen dy persona

2016/07/Rrahje-3.jpg

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur dje në rrugën "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar. /Telegrafi/