Rooney nuk e ka problem moshën
21/10/2015
Ky është sezoni i 14-të i reprezentuesit anglez në Ligën premier, ndërsa ai shpreson që vetëm të mos ketë probleme me lëndimet.
''Fizikisht unë ndihem mirë dhe mendoj që ditëlindja e 30-të është speciale për të gjithë në jetën tuaj. Në aspektin profesional, unë ende ndihem i ri dhe kam shumë vite përpara vetës që të luaj''.
''Kjo ditëlindje për mua është vetëm numër, pasi që ndihem shumë i relaksuar dhe i gatshëm që t'i ndihmoj skuadrës edhe për shumë vite'', tha Rooney për gazetarët. /Telegrafi/


