Please enter at least 3 characters.

Ronaldo përlot botën me gjestin prekës për Diogo Jotën pas kualifikimit të Portugalisë

Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar deri në fund. Golat për Portugalinë u realizuan nga Cristiano Ronaldo dhe Gonçalo Ramos, ndërsa për Kroacinë shënoi Ivan Perisic.

Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë, shumë duele fizike dhe disa episode të rëndësishme të VAR-it, veçanërisht në pjesën e dytë, ku Portugalia arriti të rikthehej dhe të përmbyste rezultatin në momentet vendimtare.

Por momenti më i veçantë i ndeshjes erdhi pas përfundimit të saj.

Cristiano Ronaldo u shfaq me fanellën me numër 21, në një gjest të thellë emocional në nder të ish-shokut të tij të Kombëtares, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë muaj më parë.

Ky ishte një moment që preku të gjithë, pasi fanella nuk përfaqësonte vetëm një kujtim, por edhe një dhimbje të madhe dhe respekt të pafund për një bashkëlojtar të ndjerë.

Ronaldo tregoi edhe një herë se përveçse një legjendë e futbollit, është edhe një figurë me zemër të madhe që nuk harron shokët e tij. /Telegrafi/