Please enter at least 3 characters.

Ronaldo mund të arrestohet sapo të shkelë në ShBA

2019/03/ronaldo3-e1553166541968.jpg
289:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Cristiano Ronaldo of Juventus warms up before the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Juventusit, 34 vjeç, u akuzua në shtatorin e kaluar për sulme seksuale ndaj Kathryn Mayorgas, 35 vjeçe, në Las Vegas në vitin 2009

Cristiano Ronaldo do të mbahet larg një turneu në Amerikë mes frikës se do të merret në hetim për përdhunim, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ronaldo, i cili luan për gjigandët italianë Juventus, thotë se marrëdhënia seksuale me femrën që po e akuzon ishte konsensuale.

Shumica e lojërave në "International Champions Cup" këtë verë do të zhvillohen në Amerikë.

Por organizatorët kanë siguruar që Juventusi, do të luajë ndeshjet e tij në Azi.

Ndeshjet kanë të ngjarë të mbahen në Kinë dhe Singapor, ku Juventusi do t'i bashkohet skuadrave Man Utd. dhe Spurs.

Burimet i thanë New York Times se pesë herë futbollisti Ronaldo pati probleme ligjore në formësimin e planeve për pjesëmarrjen e Juventusit.

Një zëdhënës i klubit, i cili është i vendosur të fitojë titullin e tetë të Serie A, këmbënguli se "shkuarja në lindje" në Azi ishte normale pasi kaloi para sezonet e fundit në kupën në Amerikë.

Vitin e kaluar, Juventusi luajti në New Jersey, Philadelphia dhe Landover në Maryland. /Telegrafi/