Ronaldo kthehet në trajnim të plotë të premten, do të jetë gati për El Clasico
Pasi ka munguar për trajnime të plota që nga fillimi i javës, Cristiano Ronaldo do të kthehet në punë me të gjithë skuadrën e Real Madridit të premten në mëngjes, me shpresën se do të jetë gati të përballet me Barcelonën në Clasicon e së shtunës.
Brenda Valdebebas ka shumë shqetësime në lidhje me paraqitjen e sulmuesit portugez në El Clasico, por mungesa në ndeshje nuk ishte kurrë një mundësi e vërtetë për CR7.
Zidane nuk ka lëndime të reja për t'u shqetësuar dhe po ecën në një ndeshje të vështirë me të gjithë lojtarët e ekipit të parë për herë të parë këtë sezon.
Pavarësisht mos përfshirjes në seancat e ekipit, Ronaldo është duke u përgatitur për ndeshjen e vitit me përpikërinë e tij më të madhe.
Pasi ai ishte në palestër të martën dhe të mërkurën duke punuar individualisht, Rinaldo u kthye në fushë të enjten për të punuar vetëm me topin.
Tani gazeta spanjolle Marca raporton se sulmuesi portugez nesër (e premte) do të kthehet në trajnim të plot dhe pritet të jetë gati për El Clasicon ndaj Barcelonës.
Me Ronaldon e gatshëm dhe në dispozicion për lojë, Zidane mund të zgjedhë formacionin e tij më të fortë të mundshëm.
Ndryshe, El Clasico e parë e këtij sezoni zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin Santiago Bernabeu. /Telegrafi/


