Please enter at least 3 characters.

Ronaldo këmbëngul se do të luajë kundër Ajaxit në Amsterdam

2019/04/Ronaldo-Juve.jpg
214:"TURIN, ITALY - AUGUST 25: Cristiano Ronaldo of Juventus gestures during the Serie A match between Juventus and SS Lazio at Allianz Stadium on August 25, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo bën gjithçka për të luajtur në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Edhe pse trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se pothuajse nuk ka asnjë mundësi që portugezi të luajt në "Amsterdam Arena", por që portugezi po këmbëngul që të paraqitet më 10 prill në fushat e blerta.

Aktualisht është duke rimarrë veten, ku po punon shumë në mënyrë që të kthehet të luajë futboll, por zyrtarët e klubit nuk dëshirojnë të nguten me lojtarin e tyre.

Cristiano Ronaldo (Foto by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian i ka rekomanduar lojtarit që të përgatitej për 16 prill në Alianz Arena, por portugezi është këmbëngulës.

Ai thotë se e njeh trupin e tij dhe beson se do të jetë gati për atë ditë, raporton gazeta sportive italiane, tuttosport.

Ndryshe, Ronaldo shënoi tri gola në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit. /Telegrafi/