Please enter at least 3 characters.

Ronaldo ka disa fjalë pas titullit me Juventusin dhe zgjedhjes më i miri në Serie A

2019/05/Ronaldo-Serie-A.jpg
279:"TURIN, ITALY - MAY 19: Cristiano Ronaldo (R) of Juventus is awarded a trophy for best player of the year by President of Serie A Gaetano Micchiche' during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur pas arritjeve të fundit në Serie A me Juventusin.

Ylli portugez u transferua në verë nga Real Madridi te Juventusi për një shifër të raportuar prej 110 milionë eurove në total.

Transferimi i Ronaldos doli të jetë i qëlluar pasi ai arriti të fitojë të gjithë trofetë shtetëror në Itali, ndërsa Reali dështoi në Spanjë.

Ronaldo u bë kampion në Itali me Juventusin, ndërsa u zgjodh lojtari më i mirë në Serie A.

Ronaldo me çmimin 'lojtari i vitit' në Serie A (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Pas këtyre dy arritjeve, Ronaldo ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur, ku ka thënë se nuk do të ndalet deri sa ëndrra është e gjallë.

"Kampion në Angli, Spanjë dhe Itali ... lojtari më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali...".

Ronaldo me trofeun e Serie A (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Nuk ka kufizime për arritjet kur ëndrra mbetet e gjallë çdo ditë që kalon! Deri në fund!!!", ka shkruar Ronaldo në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Ronaldo ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 13 asistime në 43 gola në të gjitha garat me Juventusin. /Telegrafi/