Please enter at least 3 characters.

Ronaldo: Juventusi të luajë me tre sulmues, dua Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve

2019/12/Ronaldo-Dybala.jpg
318:"LEVERKUSEN, GERMANY - DECEMBER 11: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates after scoring his team's first goal with Paulo Dybala of Juventus during the UEFA Champions League group D match between Bayer Leverkusen and Juventus at BayArena on December 11, 2019 in Leverkusen, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se i pëlqen të luajë me të dy, Paulo Dybalan dhe Gonzalo Higuainin dhe do të pëlqente një finale e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.  

Portugezi ka shënuar nëntë gola për Zonjën e Vjetër në të gjitha garat këtë sezon dhe u ndihmua asistimi i vonshëm i Dybalas për të gjetur rrjetën kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Higuain shënoi gjithashtu edhe falë një asistimi nga numri 10 dhe tani Ronaldo pretendon se do të dëshironte të luante me dy argjentinasit në një treshe sulmi.

"Kur luaj me Dybalan dhe Higuainin, kemi mirëkuptim, më pëlqen të luaj me të dy", ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.

"Ne kemi shumë argëtim në fushë, por trajneri merr vendime dhe ne duhet t'i respektojmë ato".

Ronaldo duke festuar golin me Dybalan dhe Higuainin (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

"Ndihem mirë, problemet fizike që kisha kanë kaluar tashmë. Kam kaluar katër javë në dhimbje, por tani jam mirë".

"Ekipi po shkon mirë, kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë,  gjërat po përmirësohen edhe për mua".

"Tani, kam më shumë besim dhe shpresoj të vazhdoj kështu".

"Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por nëse më pyetni, unë do të preferoja t'i takoja ata në një fazë të mëvonshme".

"Nëse do të më thoshit se mund t'i takoja në final, do të pranoja tani", përfundoi portugezi. /Telegrafi/