Ronaldo ishte makthi i Zvicrës, disa nga rastet kur i turpëroi kundërshtarët
293:"PORTO, PORTUGAL - JUNE 05: Cristiano Ronaldo of Portugal (7) scores his team's third goal and completes his hat trick during the UEFA Nations League Semi-Final match between Portugal and Switzerland at Estadio do Dragao on June 05, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images
05/06/2019
Cristiano Ronaldo është 34 vjeçar, mirëpo forma e tij vazhdon të jetë e jashtëzakonshme, ndërsa kur luan ai, gjërat duken të lehta për skuadrën.
Syperylli portugez shënoi het-trik në fitoren e kombëtares së tij kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve, ndërsa secili gol ishte më i bukur se tjetri.
Mirëpo, përveç golave, anësori i Juventusit dhuroi edhe spektakël për tifozët e pranishëm në Estadio do Dragao në Porto.
Në disa raste, CR7 i turpëroi futbollistët që i dilnin përpara që t'ia merrnin topin, ndërsa në rrjetet sociale qarkullojnë disa video nga momentet e tilla.
Një veprim të ngjashëm, ai e bëri edhe në rastin e kompletimit të het-trikut, kur e shmangu në mënyrë fantastike Manuel Akanjin dhe e shënoi golin e tretë. /Telegrafi/


