Please enter at least 3 characters.

Ronaldo i kërkon Perezit të përfitojë nga interesimi i Cityt për Iscon, kërkon Silvan si pjesë të shkëmbimit

2018/03/Ronaldo-Isco.jpg
332:"MADRID, SPAIN - MAY 10: Isco (R) of Real Madrid celebrates scoring his team's opening goal with Cristiano Ronaldo during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Vicente Calderon Stadium on May 10, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të përfitojë nga interesimi i Manchester City në Isco dhe të përpiqet të fitojë shërbimet e Bernardo Silvas si shkëmbim.

E ardhmja e Iscos te Real Madridi është në dyshim dhe spanjolli gjatë verës mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

Ekipet më të interesuara për transferimin e Iscos janë ato angleze, por interesimi për të nuk mungon as nga Serie A.

City janë të preferuarit për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll në fund të këtij sezoni pasi agjenti i tij ishte parë në Madrid në një takim dy javë më parë me zyrtarët e Cityt në një restorant lokal.

Silva ka rigjetur formën te Man City (Getty Images)

Sipas mediumit Don Balon, trajneri i Cityt, Pep Guardiola dëshiron të nënshkruajë me Iscon - dhe një marrëveshje duket e mundshme.

Bernardo Silva është shok i mirë i CR7 (Getty Images)

Megjithatë, Ronaldo i ka kërkuar Perezit të përdorë interesin e tyre për të diskutuar sjelljen e Bernardo Silva në Madrid.

Ronaldo është një tifoz i madh i shokut të tij te Portugalia dhe beson se loja e tij do t'i përshtatet më mirë se ajo e Iscos sistemit të tyre.

Para disa javësh u raportua se presidenti Perez ka menduar ta përfshijë Iscon në marrëveshjen për transferimin e Eden Hazardit. /Telegrafi/