Please enter at least 3 characters.

Ronaldo dhe Ramos festojnë me të dashurat në Londër pasi portugezi u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA (Foto)

2017/10/ramos-1.png

Cristiano Ronaldo ak festuar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA për herë të dytë radhazi duke marrë familjen e tij në restaurantin Novikov në Londër.

Ylli i Real Madridit i cili mposhti Messin dhe Neymarin për të fituar këtë vlerëim, darkoi me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano junior, ashtu sikurse me bashkëlojtarin Sergio Ramos e partneren e tij, Pilar Rubio.

Ramos dhe e dashura Pilar Rubio duke u dalë nga ceremonia e The Best FIFA Awards mbajtur në London Palladium. Foto. A.Weir/BackGrid

Georgina Rodriguez duke u drejtuar për në restaurant Novikov. Foto: DailyMail

Cristiano Ronaldo i lodhur duke shkuar drejt Novikov restaurant për të darkuar me Sergio Ramosin. Foto: Gillespie/SplashNews

Ronaldo shkoi në këtë darkë direkt nga ceremonia në London Palladium te Novikov, vend që ka restauronte aziatike dhe italiane ashtu sikurse një bar kafe.

Ai u largua në ora 2:00 të mëngjesit duke mbajtur djalin shumë të lodhur teksa menaxhoi një numër të madh të fansave për t’u dhënë nga një autograf, të cilët e ndoqën atë deri te restauranti ku po darkonte.

Djali i Ronaldos i lodhur nga nata e gjatë. Foto: Gillespie

Sigurimi i Ronaldos mbajti djalin Cristiano Junior i cili shfaqej i përgjumur nga mbrëmja e gjatë pas darkës në Novikov.

Ramos dhe e dashura e tij i shpëtuan kaosit nga fansat duke u drejtuar për në hotel me taksi.

Ishte kjo një mbrëmje e suksesshme për Ronaldon dhe klubin e tij. Jo vetëm që fitoi Çmimin e Lojtarit më të mirë të Vitit pasi ndihmoi Realin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në vitin 2017, por Zinedine Zidane u shpall ashtu trajneri i vitit.

Novikov i vendosur në Berkeley Street afër Green Park, përshkruhet si një restaurant që ofron enterier të qetë dhe kontemporan me ofertë superiore kulinare. /Telegrafi/