Please enter at least 3 characters.

Ronaldo dëshiron që Kane t'i bashkohet Realit

2018/02/RonaldoKane-e1519035878232.jpg
302:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 17: Cristiano Ronaldo of Real Madrid and Harry Kane of Tottenham Hotspur speak after the UEFA Champions League group H match between Real Madrid and Tottenham Hotspur at Estadio Santiago Bernabeu on October 17, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Harry Kane është sulmuesi më i kërkuar i momentit falë formës fantastike që po kalon me Tottenham Hotspur.Don Balon se në garën për shërbimet e tij është përfshirë edhe Real Madridi që planifikon të bëjë ofertë gjatë verës.

Për më shumë, bëhet e ditur se Cristiano Ronaldo dëshiron që 24-vjeçari t'i bashkohet në Santiago Bernabeu.

(Foto: Getty Images)

Reali pritet ta forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe është duke i shqyrtuar opsionet potenciale për fazën ofensive.

Nga ana tjetër, Karim Benzema mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër, ashtu që një qendërsulmues do të ishte i domosdoshëm për Los Blancos.

(Foto: Twitter/Real Madrid)

Padyshim se një kombinim i Ronaldos me sulmuesin anglez do të paraqiste një dyshe të frikshme për portat kundërshtare.

Juventusi dhe Manchester Unitedi janë ndër klubet e shumta që i kërkojnë shërbimet e Kane. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)