Please enter at least 3 characters.

Ronaldo arrin në Carrington për takimin sy më sy me Ten Hagun

2022/10/ronaldoo-1.jpg

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në terrenin stërvitor të Manchester United për bisedime të mëtejshme me Erik ten Hag.

Superylli portugez u përjashtua nga skuadra e Djajve të Kuq për barazimin 1-1 ndaj Chelsea të shtunën mbrëma.

Kjo erdhi pasi 37-vjeçari refuzoi të futej në fushë nga bankina për përballjen e tyre kundër Tottenhamit javën e kaluar.

Më pas ai shkoi drejt tunelit para përfundimit të ndeshjes, aty kun United fitoi 2-0 në një rivali tejet të vështirë.

Ten Hag e detyroi Ronaldon të stërvitej i vetëm, përpara se ta përjashtonte për ndeshjen ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Ai u gjobit gjithashtu me dy paga javore, deri në 800 mijë euro, për shfaqjen e tij publike të mosdisiplinës.

Ai mbërriti në kompleksin stërvitor të United Carrington të martën në mëngjes, ku përballet me bisedime për të ardhmen e tij.

Ronaldo vendosi të udhëtonte pak para orës 10 të mëngjesit me Cadillac Escalade - një dhuratë për ditëlindjen e 37-të nga e dashura Georgina Rodriguez me vlerë 200,000 euro.

SunSport kupton se ai do të përjashtohet edhe nga ndeshja ndaj Sherif Tiraspol nëse nuk tregon shenja pendim për veprimet e tij. /Telegrafi/