Please enter at least 3 characters.

Ron Raçi, qendërmbrojtësi i Prishtinës që me paraqitjet e tij po e vendos vetën në mesin e më të mirëve në Kosovë  

Një nga lojtarët që po bën emër këtë sezon në Superligën e Kosovës, është padyshim qendërmbrojtësi i FC Prishtinës, Ron Raçi.  

Javë pas jave ai me paraqitet e tij po tregon se është një nga më të mirët në kampionat.

Me 12 paraqitje deri tani, Raçi ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së bardhekaltërve, duke dhënë stabilitet dhe siguri në prapavijë.

Në dy paraqitjet e tij të fundit ai tregoi talentin e tij. Në përballje ndaj Suharekës në Kupën e Kosovës, ku Prishtina fitoi 4-0, ai kishte performance të jashtëzakonshme, ndërsa Raçi kishte paraqitje të mirë edhe në sfidën e radhës në Superligën e Kosovës kundër Dritës, që u mbyll 3-3.

Ai edhe pse 22 vjeç, në shumë raste tregon një qetësi mbresëlënëse dhe kontroll perfekt të lojës, duke qen një nga lojtarët më të dalluar në të dyja ndeshjet e fundit.

Raçi luan me këmbën e majtë, një tipar i rrallë për një qendërmbrojtës, ku ai përveç se ka agresivitet, luan me elegancë, duke e krijuar një profil prej mbrojtësi modern.

Duke parë formën e tij aktuale, shumë klube evropiane do të vihen pas tij, pasi mosha e re dhe paraqitjet do t’i shtyjnë klubet që të investojnë në të. /Telegrafi/