Please enter at least 3 characters.

Romës i ikën fitorja nga duart në frymën e fundit, vetëm barazim me Genoan

2024/09/Artem-Dovbyk-20240915-asromalive.it_.jpg
259:"Roma’s Artem Dovbyk celebrates after scoring the 0-1 goal for his team during the Serie A soccer match between Genoa and Roma at the Luigi Ferraris Stadium in Genoa, Italy - Sunday, September 15, 2024. Sport - Soccer . (Photo by Tano Pecoraro/Lapresse)
22:"Tano Pecoraro/LaPresse

Roma ka dështuar të marrë fitoren e parë në kampionat, pasi është ndalur në barazim nga Genoa 1-1.

Giallorosët e kishin nisur dobët kampionatin, derisa në ndeshjen ndaj Genoas kanë luajtur shumë mirë, por që përsëri dështuan të merrnin fitoren..

Pasi krijuan raste të mira me Dovbyk, Dybala e Kone, në minutën e 37-të erdhi goli i epërsisë.

Ishte sulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk që realizoi nga afërsia për 0-1.

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me dominim absolut të Romës dhe me meritë shkuan në pushim me epërsi.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e balancuar, me skuadrën vendase që krijoi raste më të mira shënimi pasi ishin në ndjekje të rezultatit.

Megjithatë mysafirët nga kryeqyteti italian u mbrojtën mirë deri në fund të takimit, megjithatë në minutën e 90+6, Genoa barazoi me De Winter.

Roma tani ka vetëm tre pikë pas katër ndeshjeve të para, derisa Genoa ka pesë pikë.

Ndeshjen e ardhshme Roma e zhvillon në Olimpico ku pret Udinesen, derisa Genoa luan si mysafirë te Venezia. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore