Roma refuzon një tjetër ofertë nga Juventusi për Zaniolon
225:"FERRARA, ITALY - MARCH 16: Nicolo Zaniolo of AS Roma in action during the Serie A match between SPAL and AS Roma at Stadio Paolo Mazza on March 16, 2019 in Ferrara, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
Nicolo Zaniolo. (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
19/04/2019
Nicolo Zaniolo si duket do të vazhdoj të qëndrojë te Roma.
Klubi nga kryeqyteti italian i ka thënë ‘Jo’ një tjetër oferte nga kampionët në fuqi të Italisë, Juventus.
Zonja e Vjetër kishte ofruar fillimisht javë më parë 45 milionë euro për xhevahirin e Romës, por që kjo ofertë është refuzuar.
Juventus tani ka rritur ofertën edhe për pesë milionë më shumë, por përsëri Roma ka refuzuar tani 50 milionë euro.
Giallorosët kanë për synim që t’ia vazhdojnë kontratën yllit të tyre dhe ta bëjnë atë lojtar të rëndësishëm për të ardhmen.
Gjithsesi për lojtarin në garë janë edhe Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Liverpool. /Telegrafi/


