Please enter at least 3 characters.

Roma mendon për Alexis Sanchez, por problem mbetet paga e lartë e kilianit

2019/08/GettyImages-1129230129.jpg
310:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Alexis Sanchez of Manchester United takes on Thilo Kehrer of PSG during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Manchester United and Paris Saint-Germain at Old Trafford on February 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexis Sanchez nuk do të qëndroj tek gjiganti anglez Manchester United.

Sulmuesi kilian nuk preferohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Roma është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për transferimin e Sanchezit.

Në fakt Giallorosët po dëshirojnë ta rikthejnë në Serie A kilianin, pasi më parë kishte veshur fanellën e Udineses.

Alexis Sanchez. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

Roma është gati të paguajë 25 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh tek Manchester United.

Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit e cila është rreth 20 milionë euro.

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka kontaktuar me agjentin e lojtarit duke i kërkuar t’i ulë pretendimet financiare për ta transferuar në Olimpico.

Aktualisht Sanchez nuk ka ndonjë ofertë tjetër nga Evropa dhe nëse dëshiron ta vazhdoj karrierën në Evropë, atëherë i mbetet që të ulë kërkesat financiare. /Telegrafi/