Please enter at least 3 characters.

Roma dhe Juventus në garë për transferimin e Luis Muriel

2022/05/luis-muriel-dellatalanta-esulta-dopo-il-gol-allo-spezia-in-serie-a-tim_urv7gqhraw3k1mp5t47gfnyht.jpg

Luis Muriel pritet të shitet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi kolumbian ka tri vite që është pjesë e skuadrës zikaltër ku ka treguar paraqitje fantastike.

Por e ardhmja e tij duket larg Bergamos, pasi Atalanta ka vendosur ta nxjerr në shitje yllin e saj, duke menduar t'i reduktojë shpenzimet e pagave.

Gjithsesi e ardhmja e lojtarit kolumbian pritet të jetë në Serie A, pasi Roma dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

Atalanta është gati ta lejoj largimin e yllit kolumbian nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro. 31-vjeçari ka shënuar 14 gola e ka asistuar në 10 të tjerë në 39 ndeshje zyrtare për Atalantën për këtë edicion.

Si Roma ashtu edhe Juventus janë gati t'i përmbushin kërkesat e Atalantës për transferimin e Muriel në verë. /Telegrafi/