Rod Wave arrestohet ditën e nominimit të tij të parë për Grammy
Reperi, Rod Wave, u arrestua në Atlanta po atë ditë kur mësoi se kishte fituar nominimin e tij të parë për Grammy, në kategorinë Kënga më e Mirë e Shkruar për Media Vizuale për Sinners.
27-vjeçari, emri i vërtetë Rodarius Green, u akuzua për posedim arme ose thike gjatë kryerjes së një krimi, posedim të një substance të kontrolluar dhe drejtim të pakujdesshëm të mjetit, shkruan DailyMail.
Ai u dorëzua dhe u lirua me kusht, ndërsa hetimi vazhdon.
Ky është arrestimi i tij i dytë këtë vit, pas një incidenti në maj në Georgia për akuza të shumta që avokatët e tij i mohuan.
Edhe pse nominimi ishte një moment historik për karrierën e tij, lajmi i arrestimit e eklipsoi festimin, duke treguar se fama dhe sfidat ligjore shpesh shkojnë dorë për dorë. /Telegrafi/


