Please enter at least 3 characters.

Roberto: Messi kurrë nuk lodhet së shënuari gola

2019/05/Messi-Roberto.jpg
311:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 30: Sergi Roberto (C) celebrates with Lionel Messi and Philippe Coutinho after scoring the fourth goal during the Copa del Rey Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Sevilla FC at Nou Camp on January 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi e ka fituar edhe një herë trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë i sezonit 2018/19 në La Liga dhe Sergio Roberto ka thënë për argjentinasin se "kurrë nuk lodhet së shënuari gola".

Barcelona barazoi 2-2 në ndaj Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të sezonit në La Liga.

Të dy golat e klubit Blaugrana u shënuan nga i përhershmi Messi, i cili shkoi në shifrën e 36 golave në La Liga këtë sezon.

Messi ishte larg golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Spanjë duke e fituar përsëri çmimin Pichichi.

Pas kësaj, bashkëlojtari i tij, Roberto ka folur disa fjalë të mëdha për sulmuesin argjentinas.

"Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola"

"Kjo e bën futbollin shumë më të lehtë dhe më të mirë për ne", ka thënë Roberto. /Telegrafi/