Please enter at least 3 characters.

Roberto Martinez del si kandidat befasues për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe

Ish-trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez është shfaqur si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Holandës.

Pas Kampionatit Botëror 2026, Ronald Koeman dhe Federata Holandeze e Futbollit ndanë rrugët, duke i lënë “Tulipanët” pa përzgjedhës.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesit e Federatës Mbretërore të Futbollit Holandez (KNVB) kanë bërë kontaktet e para me trajnerin që pritet të marrë drejtimin e ekipit kombëtar.

Sipas mediumit De Telegraaf, drejtuesit e KNVB-së kanë kontaktuar ish-trajnerin e Portugalisë dhe Belgjikës, Martinez.

Kontakti me Martinez erdhi pasi dështuan të arrijnë marrëveshje me Peter Bosz dhe Arne Slot, të cilët llogariteshin si objektiva më primare.

Nëse emërohet në krye të ekipit, Martinez do të bëhet trajneri i parë i huaj që do të drejtojë ekipin kombëtar holandez që nga Ernst Happel, i cili e drejtoi ekipin midis viteve 1977 dhe 1978. /Telegrafi/