Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shkëlqen në premierën e Fifty Shades Freed, shoqërohet nga aktorët e filmit

2018/02/rita-8.jpg
26:"© Corbis via Getty Images

Është një prej serive më atraktive të filmit të të gjitha kohëve, që flet për një romancë të jashtëzakonshme.

Dhe, Rita Ora nuk kishte si të mungonte duke u shfaqur si një engjull për premierën e filmit Fifty Shades Freed që u mbajt të martën mbrëma në Paris.

Engjëll... Foto: DailyMail

Këngëtarja shqiptare e cila ka xhiruar videoklipin me këngën që është shfrytëzuar në këtë film në bashkëpunim me Liam Payne, u shfaq si një engjëll mbi tokë teksa tregoi pa suetjena, bukurinë dhe linjat e saj trupore.

Ajo u shfaq në një veshje të gjatë të bardh¡. Akcesorët bënë diferencën, Foto: Daily Mail

Veshja fantastike e Rita Orës nuk kishte si të kompletohej pa një qafore tejet të bukur.

Rita Ora u shoqërua nga aktori Jamie Dornan, Foto: Daily Mail

Këngëtarja 27 vjeçare u shfaq plot stil duke rritur gjatësinë me takat e larta, kurse kjo nuk është hera e parë që ajo është e lidhur me këtë seri të filmit të inspiruar nga romanet e E.L. James.

Rita edhe më parë ka pasur rol mbështetës në Fifty Shades of Grey, duke luajtur në rolin e motrës së Christian Grey, Mia Grey.

Rita u shfaq edhe përkrah Liam Payne, Foto: Daily Mail

Premiera e filmit "Fifty Shades Freed" mund të përjetohet në Cineplexx më 8 shkurt, dhe tashmë raportohet për rekord të biletave të shituar. /Telegrafi/