Please enter at least 3 characters.

Rita Ora shijon pushimet me prindërit në Malibu

2019/07/GettyImages-910373186-1.jpg
282:"NEW YORK, NY - JANUARY 25: Rita Ora joins Absolut Lime to kick-off Grammy Awards weekend with the first live performance of her new song, "Proud" at the Absolut Open Mic Project x Spotify event on January 25, 2018 in New York City. (Photo by Jason Kempin/Getty Images for Absolut)
24:"Getty Images for Absolut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka vendosur që bashkë me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun, të shkojë në Malibu për të kaluar disa ditë të mira pushimi.

Familja Sahatçiu kanë shijuar së bashku detin dhe klimë e ngrohtë në këtë vend, ndërsa kanë publikuar për fansat disa imazhe në rrjetet sociale.

Ka qenë nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet teksa bën gëzuar me bashkëshortin e saj, ndërsa Rita realizon fotografinë.

Ndëtkohë, edhe Rita ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe, duke treguar se po ia kalon mirë në shoqërinë e prindërve.

Këngëtarja ndërkohë po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Tiëston, "Ritual", që është pëlqyer shumë nga publiku.

Gjatë këtij viti, sukseset kanë qenë të mëdha për Ritën, që pas publikimit të albumit të saj "Phoenix" në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/