Please enter at least 3 characters.

Rita Ora publikon këngën e re "Velvet Rope"

2018/11/rita4-1-e1542297828550.jpg
170:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 08: Rita Ora attends the 2018 Victoria's Secret Fashion Show at Pier 94 on November 8, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)
12:"Getty Images

Është publikuar kënga më e re e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

"Velvet Rope" titullohet kënga e saj më e re, e cila është publikuar në kanalin YouTube në versionin 'audio me tekst'.

Kënga është baladë e lehtë, e cila shoqërohetm e melodi të thjeshtë, kor dhe orkestër.

Kjo është kënga e trembëdhjetë me radhë e albumit të saj të ri "Pheonix", i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor.

Ky album është njëherësh i dyti në karrierën e saj, dhe vjen pas një mungese gjashtë vjeçare në aspektin e prurjeve të albumeve.

Procesi gjyqësor me reperin Jay Z dhe label-in e tij, 'Roc Nation', ishte shkaktari kryesor që ka çuar këngëtaren shqiptare deri në pritjen e gjatë për këtë album.

Në shtator, Rita publikoi edhe këngën "Let you love me", e cila është realizuar edhe me klip, dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka konfirmuar edhe se në mars të vitit tjetër, do të realizojë turneun e saj gjigant të koncerteve anë e mbanë botës. /Telegrafi/