Please enter at least 3 characters.

Rita Ora publikon fotografi dhe video nga pishina duke notuar vetëm

2020/03/GettyImages-464171304-1-e1585080909686.jpg
218:"HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 22: Recording artist Rita Ora attends the 87th Annual Academy Awards at Hollywood & Highland Center on February 22, 2015 in Hollywood, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)
12:"Getty Images

Virusi vdekjeprurës COVID-19 është përhapur në shumë vende të botës, duke shkaktuar kështu izolimin e njerëzve në shtëpitë e tyre.

Për ta tejkaluar këtë situatë, shumë prej artistëve shqiptarë e ndërkombëtarë po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të kaluar kohën e tyre në karantinë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ylli i muzikës pop, Rita Ora, e cila ka vendosur që ta relaksojë veten në pishinë.

Përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet tejet tërheqëse me bikini, ndërsa ka notuar vetëm, teksa e ka xhiruar motra e saj, Elena.

“Këtë herë kam notuar vetëm gjithsesi... Elena Ora duke më filmuar”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar. Si në çdo fotografi tjetër, edhe në këtë të fundit nuk mungon komenti i ëmbël nga nëna e saj, Vera Ora.

Përndryshe, kënga e fundit e saj është “How To Be Lonely”, projekt ky i cili ka kaluar një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/