Rita Ora me fustan të dizajnuar nga Vivienne Westwood
01/12/2012
Këngëtarja e popullarizuar, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, në ndarjen e çmimeve "British Fashion Awards" u shfaq në një fustan të lehtë, me ngjyrë të kaltër, të dizajnuar nga Vivienne Westwood.
Dukjen e saj elegante e kishte plotësuar me flokët e lëshuar dhe me grim të butë natyral.
/Telegrafi/


