Please enter at least 3 characters.

Rita Ora me dy nominime në 'Brit Awards 2019'

2019/01/RitaOrafustan.jpg
173:"SYDNEY, NEW SOUTH WALES - NOVEMBER 29: Rita Ora attends the Cartier Precious Garage Party on November 29, 2018 in Sydney, Australia. (Photo by Brook Mitchell/Getty Images)
12:"Getty Images

Emri i Rita Orës nuk mungon në listën e të nominuarve për edicionin e sivjetmë të Brit Awards.

Këngëtarja shqiptare është përfshirë në garë për 'Videoklipin më të mirë britanik' me dy këngë, "Let You Love Me" dhe "For You".

Videoja muzikore e "Let You Love Me" është publikuar në YouTube më 21 shtator 2018 dhe deri më tani është shikuar mbi 198 milionë herë.

Nominimin e dytë, 28-vjeçarja e ka marrë për bashkëpunimin me Liam Payne për temën muzikore të filmit "50 Shades Free".

Edhe klipi i kësaj kënge është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, saqë është shikuar mbi 214 milionë herë deri më tani.

Ceremonia e sivjetme e Brit Awards mbahet më 20 shkurt 2019 (e mërkurë) në O2 Arena të Londrës. Komiku Jack Whitehall kthehet si nikoqir i evenimentit pas suksesit të arritur në vitin e kaluar.

Theksojmë se shqiptarja tjetër, Dua Lipa, konkurron me katër nominimenë edicionin e sivjetmë të këtij evenimenti të ndarjes së çmimeve muzikore. /Telegrafi/