Please enter at least 3 characters.

Rita Ora bëhet nostalgjike për pushimet e fëmijërisë, publikon fotografi të vjetra nga arkiva

2019/06/rittt.jpg
248:"SANTIAGO, CHILE - JANUARY 26: Alejandro Agag, CEO, Formula E with Rita Ora in the Qualcomm BMW i8 Safety car during the Santiago E-prix at Parque O'Higgins Circuit on January 26, 2019 in Santiago, Chile. (Photo by Sam Bagnall/Handout/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë e angazhuar me prurje të reja muzikore dhe koncerte të shumta.

"Ritual" mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj të shumtë.

Duke qenë se po i bjen të punojë edhe në ditët e nxehta të verës, Rita duket se nuk ka gejtue ende kohë për pushime.

Si rrjedhojë, ajo është bërë nostalgjike për pushimet që bënte në fëmijërinë e saj dhe për këtë ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të vjetra, të realizuara gjatë pushimeve verore në fëmijërinë e saj.

"Koha e verës e mirë", ka shkruar këngëtarja me prejardhje shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Kujtojmë që Rita një pjesë të mirë të pushimeve të saj i ka kaluar bashkë me familjarët në Ulqin, si rrjedhojë e afërsisë me Kosovën, vend në të cilin ata vinin gjatë verës kur ajo ishte më e re. /Telegrafi/