Rita bukur edhe si kaçurrele (Foto)
25/06/2015
Rita Ora njihet për eksperimentet që bën me veshjen e saj, por jo vetëm.
Këngëtarja shpesh sjell stile të ndryshme të flokëve, dhe gjithmonë merr lëvdata për guximin e saj për të eksperimentuar.
Rita së fundi ka realizuar një fotosession për singlin e saj të ri, “Poison”, ku shfaqet me flokë kaçurrele, të cilat i ka postuar në Instagram.
Në fakt kosovarja do të shfaqet në këtë stil edhe në videoklipin e këngës, skena nga i cili tashmë ka publikuar në rrjetet sociale.
“Poison” lansohet këtë të diel, 28 qershor./Telegrafi/


