Please enter at least 3 characters.

Rindaya debuton me klipin e parë muzikor "01" – një hyrje premtuese në skenën muzikore shqiptare

Artistja e re Rindaya ka shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e saj duke publikuar këngën dhe njëherësh videoklipin e parë të titulluar “01”.

Projekti shënon debutimin e saj artistik dhe është pritur me entuziazëm nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës alternative.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ndau emocionin e nisjes së këtij kapitulli të ri me fjalët: “Ka ardhur momenti! Klipi im i parë muzikor sapo u publikua”.

Kënga “01” është shkruar dhe interpretuar nga vetë Rindaya, duke sjellë një frymë personale dhe autentike në krijimtarinë e saj. Ajo ka bashkëpunuar me producentin Despoti, ndërsa beat-i mban firmën e Maker Beats MK. Projekti muzikor vjen nën kujdesin e produksionit Rrjedha, që ka kontribuar në realizimin profesionale të kësaj daljeje të parë.

Videoklipi është xhiruar nga Phishalili dhe Shtat Cool, ndërsa montazhi është realizuar nga Narcizem, Olt.mp4 dhe Rim.mp4 – një ekip kreativ që ka ndihmuar në ndërtimin e një pamjeje dinamike dhe moderne.

Publiku tashmë pret me kureshtje vazhdimin e rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/