Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Liga e Evropës me ndeshjet kthyese, vëmendja te sfida Napoli-Arsenal

2019/04/Hysaj-Aubameyang.jpg
309:"LONDON, ENGLAND - APRIL 11: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal battles for the ball with Elseid Hysaj of Napoli during the UEFA Europa League Quarter Final First Leg match between Arsenal and S.S.C. Napoli at Emirates Stadium on April 11, 2019 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Sot (e enjte) do të zhvillohet katër takimet kthyese apo të dyta në kuadër të garës së dytë më të madhe ekipore, Ligën e Evropës.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në San Paolo, ku klubi italian Napoli e pret Arsenalin për të kërkuar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Takimi i parë ka përfunduar me fitoren 2-0 të Arsenalit dhe anglezët janë favoritë për të kaluar tutje, por italianët do të tentojnë deri në fund.

Klubi tjetër anglez, Chelsea është nikoqir i Slavia Pragës dhe synon të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë për të zënë një vend në gjysmëfinale.

Dy klubet spanjolle, Valencia dhe Villarreali do të ndeshen në aktin e dytë në Mestalla për të përfunduar dilemën e lënë në gjysmë me rezultat 3-1 nga ndeshja e parë.

Ndeshja e fundit pritet të zhvillohet në Gjermani, ku Eintracht Frankfurti synon rikthimin e rezultat 3-1 nga ndeshja e parë me Benficën.

Të gjitha ndeshja janë paraparë të zhvillohen nga ora 21:00. /Telegrafi/