Please enter at least 3 characters.

Rikthehen automobilistët

2016/01/rikthehen-automobilist-euml-t_hd.jpg

Në këtë fundjavë, ata do të garojnë në garën malore, në Pousko në afërsi të Prizrenit. Është e sigurt se të gjithë garuesit do ta japin maksimumin me synimin për të inkasuar pikë të reja, ndërkohë që edhe interesimi i dashamirëve të automobilizmit duket se është mjaft i madh.

Është kjo gara e pestë në disiplinën malore, ndërsa e nënta në përgjithësi në kampionatin e sivjetmë të Kosovës. Organizator i garës së kësaj fundjave është Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Auto Klubin Prizreni.

Garuesit, të cilët edhe më parë janë sprovuar në shtegun e Pouskos shprehen optimistë për një garë atraktive, gjë të cilën edhe e mundëson ky shteg.

Pas garës në Pousko, Kampionati i Kosovës vazhdon në Kullë, pastaj më 19 e 20 shtator, nëntë garues tanë do të jenë në Buzet të Kroacisë, për të vazhduar në fundjavën e fundit të shtatorit me garën e kartingut që do të zhvillohet në Prizren.