Please enter at least 3 characters.

Rihapet Aeroporti i Brukselit

2016/04/aeroporti-i-brukselit.jpg

Dymbëdhjetë ditë pas sulmeve kamikaze që ndodhën në Belgjikë, Aeroporti i Brukselit planifikon të rihapet pjesërisht këtë të diel.

Sipas raportimeve Aeroporti do të funksionojë me kontrolle të reja të sigurisë, njofton Klan Kosova.

Autoritetet belge bënë të ditur që tre fluturime nga Bruksel Airlines, do të fillojnë destinacionet e tyre europiane.

Aeroporti Zaventem kishte pezulluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve qysh nga sulmet që ndodhën në këtë terminal e që pretendohen të jenë bërë nga grupi i vet-quajtur, Shtet Islamik, njofton Klan Kosova.

Sulmet në aeroport dhe në në sistemin e metrosë në Bruksel, lanë të vdekur 32 persona dhe shumë të tjerë të plagosur.