Richard Gere fotografohet me aktoren 48 vjet më të re, filmi i ri ngjall polemika
Aktori i njohur amerikan, Richard Gere, (76 vjeç) është parë në xhirimet e filmit “Asymmetry” në New York, ku luan përkrah aktores Diana Silvers (28 vjeçe).
Diferenca prej 48 vitesh mes dy protagonistëve ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Filmi është një adaptim i romanit me të njëjtin emër të autores Lisa Halliday, i cili rrëfen historinë e një shkrimtari të famshëm 70-vjeçar dhe një gruaje të re, të cilët krijojnë një lidhje romantike të fshehtë.
EXCLUSIVE: Richard Gere and Diana Silvers continue filming Asymmetry on the streets of New York City.
This time the pair was walking hand in hand as cameras rolled for another romantic scene in Edward Zwick’s upcoming drama, based on Lisa Halliday’s acclaimed novel.
It’s always… pic.twitter.com/lnGxnOPWRu
— New York Mickey (@MickmickNYC) July 13, 2026
Shumë e kanë krahasuar historinë me marrëdhënien reale që Halliday kishte dikur me shkrimtarin Philip Roth, i cili ishte 45 vjet më i madh se ajo.
Pas publikimit të pamjeve nga xhirimet, rrjetet sociale u mbushën me komente të ndara.
Disa kritikuan historinë dhe diferencën e madhe në moshë mes personazheve, duke thënë se filmat vazhdojnë të romantizojnë marrëdhëniet mes burrave shumë më të moshuar dhe grave të reja, ndërsa të tjerë e mbrojtën filmin duke theksuar se bëhet fjalë për një vepër artistike.
“Asymmetry” po drejtohet nga regjisori fitues i Oscarit, Edward Zwick, ndërsa data e premierës ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/


