Kandidati i PDK-së, për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pasi e ka shpallur fitoren, ka thënë se do të punojë pa e diskriminuar askënd, teksa shtoi se bojkoti i serbëve ndaj shtetit të Kosovës, është irritues.
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me LVV-në dhe LDK-në për udhëheqjen e komunës.
“Falënderoj të gjithë qytetarët, të gjithë pa dallim. Fitorja ime është e qytetarëve. Edhe njëherë shfrytëzoj pa dallim partie pa dallim nga ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, do të jem i hapur. Presim të ketë vështirësi për shkak të bojkotit, është irritues ky bojkot që po i bëhet shtetit, por do të punojmë konform ligjeve, kemi kapacitete për të krijuar gjithë atë që është e nevojshme”, ka thënë ai.


