Please enter at least 3 characters.

Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës: Prishtina e Re befason, Ferizaj mposht kampionin, barazim në derbi

Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshje mjaft interesante dhe rezultate befasuese që në javën e parë, duke dhënë sinjale se na pret një kampionat interesant.

Prishtina e Re debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një fitore të madhe si mysafire kundër Malishevës me rezultat të thellë 0-4, duke treguar se është e gatshme të jetë surpriza e këtij sezoni.

Toni Gomes shënoidyherë, ndërsa Lorik Dobratiqi dhe Abdoul Zoungrana shtuannganjënëfitoren e parëtëPrishtinëssë Re.

Në anën tjetër, Prishtina arriti gjithashtu një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Dukagjinin me shifrat 2-3, në një ndeshje plot gola dhe emocione.

Mario Ilievski, Blend Baftiu dhe Valmir Veliu shënuan për Prishtinë, ndërsa Meris Maliqi dhe Egzon Sinani për Dukagjinin.

Befasia më e madhe ndodhi në Ferizaj, aty ku vendasit arritën të triumfojnë 1-0 ndaj kampionit aktual Dritës, duke e nisur sezonin me tre pikë të arta. Jakup Berisha shëoi golin e vetëm në këtë përballje.

Ndërkohë, Drenica dhe Llapi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola (0-0), duke ndarë nga një pikë, ndërsa derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, 1-1, në një përballje të luftuar deri në fund. Almir Aspanagic shënoi për Gjilanin, ndërsa Marcel Ismajgeci gjeti rrjetën për Ballkanin.

Duke parë renditjen, surpriza e madhe është në krye: Prishtina e Re udhëheq Superligën me golavarazh më të mirë (+4), e ndjekur nga Prishtina dhe Ferizaj, që gjithashtu kanë nga tre pikë.

Në mesin e tabelës gjenden ekipet që barazuan – Ballkani, Gjilani, Llapi dhe Drenica – me të njëjtin bilanc.

Në fund të renditjes, pas humbjeve të para, ndodhen Dukagjini, Drita dhe Malisheva, që mbetën pa pikë në startin e këtij sezoni. /Telegrafi/