Please enter at least 3 characters.

Rey Manaj shumë pranë kalimit te Barcelona B

2019/12/ReyManaj-e1577446531832.jpg

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, është afër kalimit te skuadra e dytë e Barcelonës që aktualisht bën gara në Segunda Division B.

Sipas gazetës spanjolle Sport, 22-vjeçari pritet të largohet nga Albacete dhe të nënshkruajë për ekipin rezervë të Blaugranëve.

Manaj i është bashkuar Albacetes në vitin 2018 dhe ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2024.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ai rrjedh nga Akademia e Cremoneses dhe Interit, ndërsa ka qenë pjesë edhe ekipit të parë të Nerrazzurrëve.

Gjatë asaj kohe, sulmuesi ka qenë i huazuar edhe te klubet, si Pescara, Pisa e Granada, para se të transferohej te Albacete. /Telegrafi/