Please enter at least 3 characters.

Rexhepi-Zejd: Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë lindje se vdekje, pavarësisht shifrave demografike qeveria po i shkel të drejtat e shqiptarëve

2022/06/skender-rexhepi-zejdi.jpg

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka kritikuar Qeverinë se po cënon të drejtat e shqiptarëve.

Sipas Rexhepi-Zejdit, në një kohë kur kryeministri dhe ministrja e Arsimit u bëjnë thirrje familjeve që të kenë më shumë fëmijë, ndërsa mërgimtarëve u kërkohet të kthehen në vend, të dhënat demografike tregojnë një realitet tjetër.

Ai thekson se problemi demografik nuk është i njëjtë për të gjitha komunitetet dhe se statistikat duhet të shërbejnë si bazë për të kuptuar shqetësimet reale të vendit.

“Qeveria aktuale e OBRM-PDUKM-së synim parësor e ka shkeljen e të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe”, është shprehur Rexhepi-Zejd.

Sipas tij, nga 80 komunat e vendit, vetëm 17 kanë shtim natyror pozitiv, ndërsa në mesin e komunave me treguesit më të mirë demografikë janë pikërisht disa komuna me shumicë shqiptare.

Në këtë kontekst, Rexhepi-Zejd ngre pyetjen se për cilën demografi është realisht e shqetësuar Qeveria dhe çfarë mesazhi japin të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

Qëndrimet e Rexhepi-Zejdit vijnë në vazhdën e kritikave të tij ndaj politikave qeveritare që lidhen me të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve.