Please enter at least 3 characters.

Rexhepi dyshon në vendosmërinë e Tadicit

2016/01/f.1130202548502_m.jpg

Ministri Rexhepi ka deklaruar se mbetet për t’u parë nëse ftesa e Tadicit është e sinqertë, apo si zakonisht është vetëm një ‘lojë’ e Serbisë, kësaj radhe me qëllim që të merr këtë vit statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Tani kur kandidatura e Serbisë është vënë në pikëpyetje, kryesisht për shkak të aksioneve të dhunshme të grupeve të ndryshme edhe kriminale ndaj KFOR-it, gjë që është plotësisht e papranueshme, Tadic më në fund ka thënë atë që është dashur ta thotë shumë më herët”, ka thënë Rexhepi.

“Por tani mbetet të shihet nëse do të hiqen barrikadat, do të shihet nëse ftesa e Tadicit ka qenë e sinqertë. Sidoqoftë, Tadic duhet të insistojë, sepse pavarësisht se në Serbi thonë se nuk kanë kontroll direkt mbi grupet e ndryshme në veri të Kosovës, dihet se kur një pushtetar në Beograd ua thotë qartë se si të veprojnë, ata ashtu veprojnë (të dirigjuar)”. /Telegrafi/