Please enter at least 3 characters.

Revistat ndërkombëtare e vendosin Eleni Foureiran në një rend me Ritën, Duan, Beben e Erën

2018/06/elen1.jpg
207:"LISBON, PORTUGAL - MAY 12: Eleni Foureira is seen at the backstage ahead of Eurovision Song Content Grand Final 2018 at Altice Arena on May 12, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Pedro Gomes/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira arriti t'i bëjë të gjithë shqiptarët krenarë me paraqitjen e saj këtë vit në "Eurovision 2018".

Ajo i dha Qipros (shtet të cilin e përfaqësoi në këtë garë) rezultatin më të lartë ndonjëherë, duke e renditur në vendin e dytë.

Kënga "Fuego" e këngëtares Foureira u pëlqye shumë nga publiku, dhe renditet si një ndër këngët më të dëgjuara të "Eurovisionit" këtë vit.

Ky sukses i hapi duart asaj drejt një njohje ndërkombëtare, kjo pasi mediat e huaja kanë filluar ta nuhasin talentin e saj dhe të shkruajnë për të.

Tabloidi "Perzhilton" në Hollywood, i ka dedikuar një artikull artistes me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë.

“Shumë prej këngëtareve tona të preferuara këto ditë, janë shqiptare” - kështu e nis shkrimin "Perzhilton" dedikuar Eleni Foureiras.

Ata kanë cituar artistet Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi, duke thënë se e radhës është Eleni Foureira.

E lumtur për këtë gjë, Foureira ka shkruar në InstaStory "Faleminderit" në shenj mirënjohje për tabloidin që i dedikoi këtë artikull. /Telegrafi/