Please enter at least 3 characters.

Reshje të rrëmbyeshme të shiut në Manastir, mblidhet shtabi komunal i krizës

2023/07/reshje-manastir.png

Në Manastir pasditen e sotme reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit, kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë, ndërsa ka edhe bodrume dhe shtëpi të vërshuara.

Stuhia e detyroi kryetarin Toni Konjanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Shtabit komunal të krizës e cila është në vazhdim.

Nga vetëqeverisja lokale paralajmëruan një aksion të ndërmarrjeve publike komunale, duke u përballur me situatën pas reshjeve të dendura të shiut që pushuan, por me gjasë shkaktuan dëme që do të regjistrohen.