Please enter at least 3 characters.

Reshje të mëdha shiu, lumi “përpin” autobusin në Indi (Video)

2018/09/manali-bus-w.jpg

Një autobus turistik është parë duke u përmbytur në një lumë në Manali të Himachal Pradeshit, një destinacion i njohur turistik në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autobusi për fat të mirë ishte i zbrazët kur u përmbyt në lumin Beas.

Manali, i cili bie në rrethinën Kullu, është përballur me reshje të rënda në ditët e fundit.

Madje, siç thuhet më tej, niveli i ujit në lumin Beas është rritur në mënyrë jonormale duke prekur edhe autostradën kombëtare. /Telegrafi/