Reshje të borës në aksin rrugor Kriva Pallankë – Deve Bair
24/12/2017
Në aksin rrugor Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair ka reshje të borës, kumtoi LAMM.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugëve./Telegrafi/


