Renditja tabelore pas javës së 14-të në Ligën e Parë - Grupi A dhe B
06/12/2020
Ka përfunduar edhe xhiroja e 14-të në Ligën e Parë të Kosovës në Grupin A dhe B.
Lideri i Grupit A, Dukagjini është rikthyer te fitorja, pasi në këtë javë mposhti Trepçën me rezultat 2-09.
Fitore në këtë rreth mori edhe Malisheva që fitoi si mysafir i Istogut me rezultat 2-1.
Fitore më bindëse mori A&N që mposhti Onixin me rezultat 3-1, derisa fitore mori edhe Vëllaznimi 1-0 ndaj Lirisë.
Në anën tjetër, Vushtrria ka ndarë pikët me Drenasin në barazimin 1-1.
Grupi B
Flamurtari në këtë javë ka mposhtur 2-0 Dardanën, duk shfrytëzuar mjaftë mirë humbjen e Ulpianës 2-1 ndaj Vllaznisë.
Fitore në këtë javë mori edhe Kek-u që mposhti 2 Korikkun me rezultat 2-1.
Vitia triumfoi 2-0 ndaj Kikës, derisa Ramiz Sadiku e Ferizaj luajtën baraz 1-1. /Telegrafi/
kf malishevakf ulpianasporti në rajonin e gjakovëskf trepçakf kek-ukf ramiz sadikukf drenasikf flamurtarikf onixkf vitiakf vllazniakf vëllaznimikf a&nkf vushtrriasporti në rajonin e prishtinëskf dukagjinikf istogusporti në rajonin e mitrovicëskf kikakf liriakf 2 korrikusporti në rajonin e pejësliga e parëkf dardana


