Please enter at least 3 characters.

Renato Sanches konfirmon se është i gatshëm të largohet nga Bayerni

2019/04/RenatoSancess-e1555939112211.jpg
320:"MUNICH, GERMANY - JANUARY 24: Renato Sanches of Bayern Muenchen looks on during a promotional events at Airport Munich on January 24, 2019 in Munich, Germany. FC Bayern meets Audi e-tron: FC Bayern was one of the first Audi partners to test drive the new Audi e-tron. (Photo by Alexander Scheuber/Getty Images for AUDI)
21:"Getty Images for AUDI

Renato Sanches ka pranuar se dëshiron të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar verior.

21-vjeçari iu bashkua bavarezëve në vitin 2016 nga Benfica për 35 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të lë përshtypje te kampioni gjerman.

Në sezonin e kaluar, portugezi ishte i huazuar te Swansea City, mirëpo as atje nuk la përshtypje dhe u kthye në Munih. Ndërkohë, pritet sërish largimi i tij te ndonjë skuadër, ku mund të luajë më shumë.

I pyetur nga Bild se a duhet të fillojë të kërkojë një klub të ri, ai është shprehur: "Mendoj që po. Qoftë huazim apo shitje më mirë, do të shohim".

"Të gjithë e dinë se dua të luaj më shumë... E jap më të mirën në stërvitje. Trajneri i e di këtë, bashkëlojtarët e mi e dinë, po ashtu", ka thënë ai lidhur me minutazhin e shkurtër te Bayerni. /Telegrafi/