Rekordmeni që nuk ndalet, Abreu me 44 vite mbi supe nënshkruan kontratën e re me klubin e 30-të në karrierë
Sulmuesi uruguaian, Sebastian Abreu, tani 44 vjeç, nuk ka ndërmend të tërhiqet, pasi sot i prezantua zyrtarisht në klubin brazilian Athletic Club de Brasil.
Ky do të jetë klubi i 30-të me të cilën do të zbresë në fushë, megjithatë nuk përfundon këtu.
Kjo pasi tashmë trajneri-futbollist Abreu njoftoi se aventura me klubin brazilian do të zgjasë deri në muajin prill, ndërsa pasi më pas do të rikthehet në vendlindje, për t’iu bashkuar me Sud America.
Në momentin që të bashkohet me Sud American, Abreu do të veshë fanellën e klubit të 31-të në karrierë, duke barazuar rekordin që mbahet nga braziliani Robert De Pinho, i cili gjithashtu ka luajtur me 31 skuadra të ndryshme.
30 klubet e Sebastian Abreu janë: Defensor Sporting, San Lorenzo, Deportivo, Gremio, Tecos, Nacional, Cruz Azul, América, Dorados, Monterrey, San Luis, Tigres, River, Beitar, Real Sociedad, Aris, Botafogo, Figueirense, Central, Aucas, Sol de América, Santa Tecla, Bangú, Central Español, Puerto Montt, Audax Italiano, Río Branco de Vitória, Magallanes, Boston River dhe Athletic Club de São João del Rei.
Këtyre do t’u shtohet edhe Sud America, ku sulmuesi do të transferohet në prill. /Telegrafi/


